Marrëveshje politike BE-Japoni për paktin e tregtisë së lirë

Bashkimi Evropian dhe Japonia kanë arritur një marrëveshje politike për një pakt të gjerë të tregtisë së lirë, njoftoi të enjten Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk...

Marrëveshje politike BE-Japoni për paktin e tregtisë së lirë

Bashkimi Evropian dhe Japonia kanë arritur një marrëveshje politike për një pakt të gjerë të tregtisë së lirë, njoftoi të enjten Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

“Ne i përfunduam bisedimet politike dhe tregtare të BE-Japoni”, shkruan Tusk në profilin e tij në “Twitter”.

“BE është gjithnjë e më shumë e angazhuar globalisht”, shtoi ai.

Tusk konfirmoi marrëveshjen fillestare pas takimit të tij dhe Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, me Kryeministrin japonez, Shinzo Abe, në Bruksel.

Marrëveshja, e cila do të çojë në krijimin e marrëveshjes më të madhe tregtare dypalëshe të BE-së deri më sot, do të mbulojë një treg prej 638 milionë banorësh, rreth 28 për qind të ekonomisë globale.

“Marrëveshja në parim” sinjalizon se të dy palët kanë rënë dakord mbi disa elementë kryesorë të paktit, me vetëm disa çështje që mbeten të hapura.

Kontrata ligjore e marrëveshjes nuk është hartuar ende.



Lajme të ngjashme