CAS e Kinës do të blejë nga “Airbus” 140 avionë me vlerë 22,8 miliardë dollarë

Kompania kineze “China Aviation Supplies Holding Company” (CAS) ka porositur tek gjiganti evropian i prodhimit të avionëve, “Airbus” 140 avionë me një vlerë totale prej 22,8 miliardë dollarësh.

Airbus_A340-311,_Turkish_Airlines_AN2267837.jpg
airbus_fabrikasi_genel.jpg
Fransız Airbus.jpg

Gjiganti evropian i prodhimit të avionëve, “Airbus” nënshkroi një marrëveshje kuadër me kompaninë “China Aviation Supplies Holding Company” (CAS), që parashikon shitjen e 140 avionëve me një vlerë totale prej 22,8 miliardë dollarë (20,12 miliardë euro) njoftoi pronari “Airbus”, Tom Enders në Berlin.

Porosia, që përkon me 100 avionë të distancave mesatare A320 dhe 40 të distancave të gjata A350 XWB, është një prej kontratave më të mëdha të nënshkruara prej shumë vitesh nga Airbus”, deklaroi Enders gjatë një konference për shtyp në Berlin, ku presidenti kinez Xi Jinping ndodhet për vizitë.

Afatet e dorëzimit të këtyre avionëve ende janë në fazë diskutimi, por pritet të bëhen në pesë ose gjashtë vitet e ardhshme, theksoi drejtori i përgjithshëm i “Airbus”.



Lajme të ngjashme