Turqi - Investimet e huaja tregojnë rritje për 2%

Turqia kë tërhequr 765 milionë dollarë investime të drejtpërdrejta të huaja në muajin prill.

Turqi - Investimet e huaja tregojnë rritje për 2%

Në një kumtesë të publikuar për mediat, Ministria Turke e Ekonomisë, thotë se në periudhën janar–prill Turqia ka thithur 3.6 miliardë dollarë investime të drejtpërdrejta të huaja, duke treguar një rritje prej 2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në tremujorin e parë të vitit 2017 në Turqi u krijuan mbi 1.750 kompani të reja të financuara nga kapitali ndërkombëtar, ndërsa më shumë se 60 firma vendase morën kapital nga pjesëmarrës të huaj nga tregtia me shumicë, tregtia me pakicë, qiratë e pronës dhe sektorët e ndërtimit.

Përfundimisht me muajin prill, rreth 55.000 kompani kanë përfituar nga fonde ndërkombëtare ose nga participimi ndërkombëtar, 40 për qind nga të cilat vijnë nga shtetet anëtare të BE-së.

Ndërmjetësit financiarë kanë marrë investimin më të drejtpërdrejtë të huaj, me 1 miliardë dollarë, i ndjekur nga sektori për shërbim social dhe personal me 540 milionë dollarë.

Industria e prodhimit ka thithur mbi 480 milionë investime të huaja. 



Lajme të ngjashme