BE-Londër bien dakord për negociatat e BREXIT

Bashkimi Evropian (BE) dhe Britania e Madhe ranë dakord për prioritet dhe kalendarin e negociatave për Brexit, në përfundim të takimit të parë mes negociatorëve të dy palëve në Bruksel.

755873
BE-Londër bien dakord për negociatat e BREXIT

Çështjet më me prioritet, si të drejtat e qytetarëve, shtetasve të BE-së të vendosur në Britaninë e Madhe dhe britanikëve rezident në territorin e Bashkimit Evropian, do të paraqiten nga kryeministrja britanike, Theresa May që prej samitit evropian parashikuar në fund të javës në Bruksel.

“Menjëherë, ne do të publikojmë të hënën më 26 qershor një dokument të detajuar që shfaq linjat e mëdha të ofertës sonë dhe që besoj se do të jetë i mirëbazuar për arritjen e një marrëveshjeje”, theksoi ministri britanik i ngarkuar me Brexit, David Davis në një konferencë të përbashkët shtypi me kryenegociatorin e BE-së Michel Barnier.



Lajme të ngjashme