Erdoan zhvilloi një takim frytdhënës me përfaqësuesit e kompanive pararojë të Amerikës

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) gjatë vizitës së djeshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u takua me rreth 40 drejtues të lartë amerikanë dhe drejtues të fondeve ndërkombëtare.

Presidenti Erdoan, në takimin e zhvilluar me koordinimin e Agjencisë së Kryeministrisë turke për Mbështetjen dhe Promovimin e Investimeve (TYDTA), i ftoi investitorët amerikanë të rrisin investimet e tyre në Turqi.

Rëndësi të madhe ka edhe takimi ku zyrtari më i lartë turk i shpjegoi personalisht investitorëve amerikanë politikat efektive dhe të vendosura që vazhdon qeveria në lidhje me ekonominë e Turqisë.

Sepse me këtë takim mbështetja që i jepet investitorëve ndërkombëtarë nga ana e Turqisë u tregua në nivelin më të lartë.

Gjatë muajve mars dhe shtator të vitit të kaluar, në të dyja mbledhjet që zhvilloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti Erdoan u takua me investuesit ndërkombëtarë.

Edhe në këtë vizitë, me një interes dhe pjesëmarrje të madhe, u zhvillua një mbledhje e frytshme.

Në vizitën e djeshme, investitorët amerikanë, në tablonë e re të krijuar pas referendumit të ndryshimit kushtetues, theksuan besimin e investitorëve të huaj në ambientin e investimit, stabilitetit politik dhe vizionit për të ardhmen e Turqisë.

Lajme të ngjashme