Shqipëria dhe Kina firmosin memorandumin e bashkëpunimit në Forumin “Një brez, një rrugë"

Në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë “Një brez-një rrugë” që po zhvillohet në Pekin, Shqipëria dhe Kina firmosën memorandumin e bashkëpunimit.

Shqipëria dhe Kina firmosin memorandumin e bashkëpunimit në Forumin “Një brez, një rrugë"

Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj dhe drejtori i Komitetit Kombëtar për Zhvillim dhe Reforma, He Lifeng, firmosën memorandumin me 7 pika, i cili synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik në fushën e transportit, infrastrukturës dhe atë financiare.

“Shqipëria është pjesë e rëndësishme e këtij procesi. Memorandumi shënon një hap përpara në raportet ekonomike dhe zhvillimin e infrastrukturës mes dy vendeve. Presim investime konkrete nga pala kineze si në infrastrukturë, transport detar dhe hekurudhor”, tha ministri Dervishaj.

Në forumin ndërkombëtar “Një brez, një rrugë” janë pjesëmarrës 27 përfaqësues të lartë të shteteve të ndryshme të botës, mes tyre presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, presidenti rus, Vladimir Putin, kryeministri grek, Alexis Cipras, zv.sekretari i OKB-së si dhe shefja e FMN-së, Christine Lagarde. Shqipëria përfaqësohet në këtë forum nga ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj.



Lajme të ngjashme