Kompania Apple shënon rritje të fitimeve

Kompania ka shënuar një rritje të të hyrave neto për të cilat flasin të dhënat e publikuara në fund të çerekut të dytë fiskal.

Kompania Apple shënon rritje të fitimeve

Apple, që është kompania më e madhe botërore në tregun e kapitalit, ka shënuar një rritje të të hyrave neto për të cilat flasin të dhënat e publikuara në fund të çerekut të dytë fiskal që përfundoi më 1 prill. 

Në periudhën janar-mars, të hyrat neto kanë shënuar një rritje për 4.8 për qind, më konkretisht për 11 miliardë dollarë që është më shumë nga 10.5 miliardë dollarët nga periudhë e njëjtë të vitit të kaluar. 

Përsa i përket totalit të fitimit në periudhën e përmendur më lartë është 52.9 miliardë dollarë nga 50.6 miliardë sa ka qenë vitin e kaluar. 

“Nga totali i fitimit, 65 për qind i tij është bërë nga shitja”, thuhet në njoftimin nga Apple në të cilën sqarohet se në periudhën janar-mars, shitja e telefonave iPhone ka rënë për 0.8 për qind, më konkretisht në 50.8 milionë dollarë, ndërsa shënon rënie edhe shitja e pajisjeve iPad për 12.7 për qind, me të hyra prej 8.9 milionë dollarë. 


Fjalët Kyçe: Apple , fitime , kompani , iPhone , iPad

Lajme të ngjashme