Gazprom rrit prodhimin e gazit natyror

Kompania ka deklaruar se do të rrisë prodhimin gjatë vitit 2017 me 2.7 për qind

721329
Gazprom rrit prodhimin e gazit natyror

Kompania ruse e energjisë, Gazprom, ka deklaruar se do të rrisë prodhimin gjatë vitit 2017 me 2.7 për qind, duke e çuar atë në 430.4 miliardë metër kub.

Njoftimi është bërë publik përmes një deklarate me shkrim nga kompania e cila ka thënë se gjatë vitit 2016 prodhimi i gazit u rrit me 0.6 për qind, duke shkuar në 419.1 miliardë metër kub.

Ndërkohë në deklaratë thuhet se gjatë vitit 2017 do të ketë një rritje prej 2.7 për qind krahasuar me një vit më parë, ndërsa ka theksuar se sasia e prodhuar gjatë këtij viti parashikohet të jetë 430.4 miliardë metër kub.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se krahas gazit do të ketë një prodhim prej 41.1 milionë tonë naftë. 

Kompania ka theksuar se gjatë vitit të shkuar është prodhuar 39.3 milionë ton naftë dhe se kjo ka qenë sasia më e madhe në historinë e kompanisë. 



Lajme të ngjashme