FMN: Rritja ekonomike globale e kërcënuar nga proteksionizmi dhe pasiguria në Evropë

Përpjekja proteksioniste dhe pasiguria në Evropë lidhur me zgjedhjet franceze përbëjnë rreziqe për rritjen ekonomike botërore, theksoi të mërkurën në mbrëmje drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde...

FMN: Rritja ekonomike globale e kërcënuar nga proteksionizmi dhe pasiguria në Evropë

Përpjekja proteksioniste dhe pasiguria në Evropë lidhur me zgjedhjet franceze përbëjnë rreziqe për rritjen ekonomike globale, theksoi të mërkurën në mbrëmje drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.

“Ekzistojnë rreziqe për përkeqësimin ekonomik si pasiguritë politike, veçanërisht në Evropë, si dhe rreziku i vazhdueshëm i proteksionizmit, që peshon mbi tregtinë botërore”, theksoi drejtuesja e FMN-së në një fjalim të mbajtur në Bruksel.

Drejtoresha e FMN-së e vuri theksin tek pasiguria në zgjedhjet presidenciale në Francë, që do të mbahen pas dy javëve, si dhe zgjedhjet gjermane të parashikuara në vjeshtë.

“Të gjithë pyesin: Cili do të jetë presidenti i ardhshëm francez? Cili do të jetë koalicioni i ardhshëm në Gjermani?”, shtoi ish-ministrja franceze e Ekonomisë në një intervistë për “Bloomberg TV” duke shprehur shqetësimin e saj për përfundimin e këtyre zgjedhjeve.

“Muajt e fundit kanë treguar se skenare të paparashikueshme mund të ndodhin”, deklaroi ajo duke iu referuar Brexit-it dhe fitores së papritur të Presidentit Donald Trump në SHBA.



Lajme të ngjashme