Koment- Brexit dhe ndikimet e mundshme tek Turqia

Procesi i Brexit-it që filloi me 52%-in e “Po”-së në referendumin e zhvilluar në 23 qershor 2016, u vu në jetë zyrtarisht me komunikimin me shkrim të Kryeministres së Anglisë Theresa May drejtuar kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Koment- Brexit dhe ndikimet e mundshme tek Turqia

Mbretëria e Bashkuar që është formuar me bashkimin e Anglisë, Irlandës së Veriut, Wellsit dhe Skocisë, edhe para 60 vjetësh kur u themelua Bashkimi i sotëm Evropian përjetoi hezitim për një kohët ë gjatë. Në vitin 1973 duke dhënë vendimin përfundimtar hyri zyrtarisht në Union. Por diskutimet e daljes nga BE-ja të jetuara ditët e sotme nuk mund të thuhet se ishin bërë për herë të parë. Vendet e Mbretërisë së Bashkuar, që edhe më parë shpesh herë kishin vënë në diskutim në se Bashkimi Evropian sillte apo jo dobi për ta, sot e gjejnë veten të përçara.

Ndërkohë që peshon mendimi se largimi i Anglisë nga Unioni është një ide e mirë, në Skoci në referendumin e 23 qershorit në rang vendi doli rezultati “jo” dhe doli në shesh diskutimi që Skocia të qëndrojë në Union duke u ndarë nga Mbretëria e Bashkuar.

Në kundërshtim të anglezëve, që mendojnë se Bashkimi Evropian është një barrë dhe nuk duan që ta mbajnë më këtë barrë mbi supe, skocezët mendojnë se Unioni është i nevojshëm për ta dhe janë të opinionit se Brexiti do ti dëmtojë.

Krahas faktit se Unioni është një shoqëri politike, duke pasur parasysh se unioni është edhe një shoqëri ekonomike, del në pah edhe plani ekonomik i largimit nga Bashkimi Evropian. Qeveria angleze prej kohësh është në qendër të kritikave për shkak të dëmit që është llogaritur të jetë rreth 60 miliardë euro. Një tjetër çështje e madhe që diskutohet është se si do të përballohet kjo gjendje dhe se si do të ndikojë ajo ekonominë.

Autoritetet e Unionit bëjnë të ditur se Anglia më parë në kuadër të Bashkimit Evropian është angazhuar për të dhënë kontribut financiar ndaj investimeve për vendet pak të zhvilluara për këtë arsye edhe në rast të largimit nga Unioni është e detyruar të përmbushë këto angazhime. Kurse qeveria angleze, që jep sinjalet se duke u larguar nga Unioni që nuk dëshiron të ndërmarrë asnjë përgjegjësi materiale është në shënjestër të shigjetave të kritikave edhe të vendeve të tjera anëtare.

Ndikimet e mundshme të BREXIT-it në Turqi

Është shumë e qartë se ndikimet e Brexitit, ashtu si në Bashkimin Evropian do të pasqyrohen edhe në sistemin global. Edhe pse nuk merr pjesë në “euro-zonë” me përdorimin e njësisë monetare Euro, Londra për vite me radhë ka mbrojtur vendin e saj si një nga qendrat më të mëdha financiare të Evropës. Kriza ekonomike që filloi me krizën e euros në vitin 2008, sa vjen edhe e ka dobësuar edhe më shumë ekonominë e Bashkimit Evropian dhe ka shkaktuar rënien e rritjes ekonomike në nivel global. Kjo është bërë shkak gjithashtu, që vendet anëtare që për kohë të gjatë zinin vend në radhët e sipërme, të ngelin pas në radhitjen e listave të ekonomive më të mëdha. Ky ishte një rast shumë i mirë për vende si Turqia, që janë vende në zhvillim.

Turqia me shifrat e rritjes ekonomike të arritura veçanërisht pas vitit 2002 e deri më sot është kthyer në një vend që merret shembull nga vendet në zhvillim si në rajon ashtu edhe në botë. Me tkurrjen e rritjes ekonomike në Evropë, në Londër ka filluar të prononcohet emri i Stambollit si një alternativë. Stambolli me potencialin për të qenë një qendër financiare, do ta rrisë rëndësinë me mbetjen në prapaskenë të Parisit dhe Frankfurtit për shkak të konflikteve brenda në Union.

Gjithashtu, Anglia që përjeton tronditje në marrëdhëniet tregtare me vendet e Bashkimit Evropian për shkak të qëndrimit, që ato mbajnë si pasojë e Brexit-it, në deklaratat e bëra kohët e fundit ka bërë të ditur se dëshiron të rrisë bashkëpunimin me Turqinë duke bërë që të pasqyrohet edhe një herë rëndësia e Turqisë.

Padyshim që me Brexit-in, vendet e rajonit me në krye edhe Mbretërinë e Bashkuar edhe Bashkimin Evropian dhe Turqinë do të përjetojnë edhe zhvillime negative por edhe pozitive. Nëse Turqia e përdor në favor të saj konfliktin e vendeve të Bashkimit Evropian me Mbretërinë së Bashkuar, do të vazhdojë të jetë një aktor ndikues në rajon për kohë shumë të gjatë.  



Lajme të ngjashme