Bursa e tregtimit të energjisë, së shpejti dhe në Shqipëri

Qeveria shqiptare ka në objektivin e saj të bëjë funksionale një bursë të tregtimit të energjisë brenda këtij viti.

Bursa e tregtimit të energjisë, së shpejti dhe në Shqipëri

Bordi i Entit Rregullator, ka miratuar në fillim të këtij viti, specifikat se si do të funksionojë Bursa e Energjisë.

Burime nga ministria e Energjisë, bëjnë te ditur se, planet fillestare për ngritjen e saj kanë qenë për në mars të këtij viti, mungesa e ekspertizës së thellë teknike dhe përvojës e kanë shtyrë funksionimin e saj për më tej.

Me funksionimin e saj, energjia do të tregtohet me çmime reale, teksa prodhuesit publikë dhe privatë të energjisë dhe tregtarët, nga ana tjetër, do të jenë më të qetë, nga ky fakt. Krijimi i Albania Power Exchange (APEX), do të jetë në përputhje me zbatimin e politikave të energjisë dhe me standardet e Bashkimit Evropian dhe integrimin në tregun rajonal të energjisë, thonë ekspertet.



Lajme të ngjashme