Çavusoglu: Të shtohen përpjekjet për shfrytëzimin maksimal të potencialit të OBE-së

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu mori pjesë në mbledhjen e ministrave të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik.

Çavusoglu: Të shtohen përpjekjet për shfrytëzimin maksimal të potencialit të OBE-së

Ministri i Jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) duke e bërë të ditur se Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik ka potencial të madh për të qenë njëra prej aktorëve të rëndësishëm rajonal, tha se duhen të shtohen përpjekjet që të shfrytëzohet ky potencial.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë mbledhjes së ministrave të organizuar në kuadër të samitit të 13-të të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik në Pakistan, Ministri Çavushollu tha se ky samit organizohet në një kohë kritike.

Çavushollu tha se fillimisht duhet të vihet në zbatim marrëveshja e tregtisë (ECOTA) e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik e vendosur me qëllim të rritjes së vëllimit tregtar mes vendeve anëtare, ndërsa u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare për përmbushjen e detyrimeve për pjesëmarrje në marrëveshje.

Ministri Çavushollu gjithashtu tha se Banka e Tregtisë dhe Zhvillimit e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik (ECOBANK) luan rol të rëndësishëm në financimin e projekteve, ndërsa vijoi duke thënë se “Është e nevojshme të rriten edhe kapacitetet institucionale dhe financiare të ECOBANK-ës me qëllim të përmbushjes së nevojave në rritje të rajonit”.

Ai bëri të ditur se një temë tjetër e rëndësishme është edhe integrimi i sistemeve rajonale të transportit dhe përdorimi efikas i korridoreve të transportit dhe tha se prioritet është vënia në jetë e marrëveshjes kornizë për transport transit dhe përfundimi urgjent i korridorit të transportit Islamabad-Teheran-Stamboll.

Çavushollu rikujtoi se rajoni është i pasur nga aspekti i burimeve të energjisë dhe shtoi se Turqia është e gatshme të jap mbështetjen e saj që këto burime të qasen në tregje ndërkombëtare.

Ai tha se vendet e rajonit kanë bukuri natyrore, akumulime të pasura historike dhe diversitet kulturor, ndërsa shtoi se këto mund të shfrytëzohen dhe se Turqia si një vend liderë në sektorin e turizmit do të mund të ndaj përvojat e saj me vendet tjera anëtare të kësaj organizate.

Çavushollu tha se beson se është e nevojshme që të pranohet vizioni i Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik për vitin 2025 dhe shtoi se një reformë gjithëpërfshirëse dhe efektive do të bëjë që kjo organizatë të ecë edhe më përpara.

Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik, e themeluar në vitin 1985 nga Turqia, Irani dhe Pakistani në vitin 1992 u zgjerua me anëtarësimin e Azerbajxhanit, Kazakistanit, Kirgizisë, Uzbekistanit, Turkmenisë, Taxhikistanit dhe Afganistanit.

Selia e organizatës dhe zyra kulturore ndodhen në Iran, zyra e ekonomisë në Turqi, ndërsa zyra shkencore në Pakistan.



Lajme të ngjashme