Kosova dhe Italia do të thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti mbrëmjen e të enjtes në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Angelino Alfano...

Kosova dhe Italia do të thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti mbrëmjen e të enjtes në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Angelino Alfano.

Gjatë takimit, kryeministri foli për progresin e Kosovës në shumë fusha duke përfshirë fuqizimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar. Kryeministri Mustafa theksoi avancimin e rrugës eurointegruese, zhvillimin ekonomik dhe aspekte të tjera të zhvillimeve në vend.

Duke vlerësuar rolin shumë të madh të Italisë për progresin e Kosovës, Kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin për bashkëpunim me Italinë, sidomos në fushën e shkëmbimeve ekomomike dhe tërheqjen e investimeve.

Ministri i jashtëm italian, Angelino Alfano, vlerësoi arritjet e deritanishme të Kosovës duke theksuar përkrahjen e mëtejshme të Italisë. Ministri Alfano po ashtu vlerësoi vizionin e qartë të qeverisë së Kosovës për avancimin e progresit duke shprehur gatishmërinë e Italisë për zgjerimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve me Kosovën.

Në takim u bisedua edhe për projekte konkrete në fushën e bashkëpunimit ekonomik, mbajtjen e Forumit Ekonomik në Romë më 31 janar, për proceset eurointegruese, për dialogun e Brukselit dhe për luftën kundër terrorizmit.



Lajme të ngjashme