Young: Bosch në dy vitet e fundit ka investuar 500 milionë dollarë në Turqi

Steven Young, drejtori i kompanisë Bosch për Lindjen e Mesme dhe Turqinë tha se vitin e kaluar kanë realizuar një xhiro prej 3,4 miliardë dollarëve, ndërsa në eksport arritën shifrën prej 2,1 miliardë eurove.

623257
Young: Bosch në dy vitet e fundit ka investuar 500 milionë dollarë në Turqi

Steven Young, drejtori i kompanisë Bosch për Lindjen e Mesme dhe Turqinë, deklaroi se në dy vitet e fundit në Turqi kanë investuar 500 milionë dollarë dhe se kjo shifër është një tregues i besueshmërisë së kompanisë Bosch ndaj Turqisë.

Duke e bërë të ditur se kompania në 5 qytete të Turqisë ka 8 impiante të prodhimit dhe 4 qendra të kërkim-zhvillimit në sektorët e automobilistikes, konsumit të qëndrueshëm, energjisë, teknologjisë industriale, Young tha se vitin e kaluar kanë realizuar një xhiro prej 3,4 miliardë dollarëve, ndërsa në eksport arritën shifrën prej 2,1 miliardë eurove.

Young tha se kompania Bosch çdoherë vazhdon të bëjë vlerësime afatgjata, ndërsa shtoi se “Në Turqi do të shohim një rritje pozitive. Investimet tona do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm”.

Steven Young gjithashtu bëri të ditur se kompania Bosch, e cila zhvillon aktivitetet e saj në Turqi prej vitit 1910 e këtej, ka pikëpamje të ndryshme dhe se zhvillimet e fundit mes Turqisë dhe BE-së i vlerësoi si një sprovë.

“Nëse shikoni edhe në pakte dhe marrëdhënie tjera do të shihni se herë pas here ata kalojnë nëpër një sprovë. Ne tani jemi duke kaluar nëpër një periudhë të tillë dhe kjo është normale. Më e rëndësishmja është që të jemi më të fortë kur të dalim nga kjo. Për të dalë së bashku nga kjo situatë, as Turqia nuk heq dorë nga Bashkimi Evropian, e as Bashkimi Evropian nga Turqia”, deklaroi Steven Young.



Lajme të ngjashme