Jëlldërëm kryeson mbledhjen e Këshillit të Koordinimit të Ekonomisë

Mbledhja e Këshillit të Koordinimit të Ekonomisë u zhvillua me kryesimin e Kryeministrit Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) në Pallatin e Kryeministrisë në Çankaja.

622948
Jëlldërëm kryeson mbledhjen e Këshillit të Koordinimit të Ekonomisë

Në mbledhje u vlerësuan gjerësisht zhvillimet në ekonominë globale dhe ekonominë turke  si dhe u morën vendime të rëndësishme për masa ndaj financës publike, sektorin bankar dhe financiar, sektorin reel dhe tregun e fuqisë punëtore.

Vendimet e marra do të deklarohen javën e ardhshme pas përfundimit të  punimeve teknike.

Në mbledhje ku u biseduan edhe marrëveshjet me Bashkimin Evropian dhe Unionin e Doganave në lidhje me procesin pozitiv në vazhdim u mor vendim për përshpejtimin e punimeve.

Gjithashtu në mbledhje u shqyrtuan edhe përgatitjet në lidhje me buxhetin e vitit 2017, bisedimet e të cilit do të fillojnë në 5 dhjetor në Asamblenë e Përgjithshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.



Lajme të ngjashme