Java fillon me rrënien e çmimeve të naftës

Çmimi i brendit ndërkombëtar të naftës Brent u ulë për 0.10 përqind në 51.90 dollarë për fuçi.

Java fillon me rrënien e çmimeve të naftës

Dollari i fortë amerikan dhe rritja e burimeve operacionale të naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ulur të hënën çmimin global të naftës së papërpunuar.

Çmimi i brendit ndërkombëtar të naftës Brent u ulë për 0.10 përqind në 51.90 dollarë për fuçi, ndërkohë që brendi amerikan i naftës WTI u ulë për 0.30 përqind në 50.20 dollarë për fuçi.

Të premten çmimi global i naftës së papërpunuar Brent ishte 52.02 dollarë, por javën e filloi me 51.78 dollarë për një fuçi, çmim ky i regjistruar të hënën në orën 01:00.


Fjalët Kyçe: nafta e papërpunuar , çmimi , Brent , ShBA , WTI

Lajme të ngjashme