Bill Morneau: Kanadaja e gatshme të anëtarësohet në AIIB

Kanadaja është kandidat për t’iu bashkuar Bankës Aziatike të Investimeve për Infrastrukturë (AIIB), deklaroi sot në Pekin ministri kanadez i Financës, Bill Morneau.

Bill Morneau: Kanadaja e gatshme të anëtarësohet në AIIB

Kanadaja është kandidat për t’iu bashkuar Bankës Aziatike të Investimeve për Infrastrukturë (AIIB), një institucion financiar i themeluar me nismën e Kinës dhe që ka ngjallur mosbesimin e SHBA-së, deklaroi sot në Pekin ministri kanadez i Financës, Bill Morneau.

“Kanadaja është gjithnjë në kërkim të mënyrave për të krijuar shpresë dhe shanse për klasën e saj të mesme dhe për njerëzit e gjithë botës”, u shpreh Bill Morneau.

“Të jesh anëtar i AIIB-së është një mundësi që duhet arritur”, theksoi ai.



Lajme të ngjashme