Turqia fillon operacionin për të shkatërruar rrjetin financiar 150 miliardë dollarësh të FETO-s

Turqia ka informuar vendet e Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF) të OECD-së mbi strukturën dhe funksionimin e rrjetit të Gulenit dhe ka kërkuar ngrirjen e aseteve dhe llogarive të pjesëtarëve të FETO-s.

dolar euro avro döviz.jpg

Turqia ka nisur një operacion në nivel global kundër rrjedhës financiare të pjesëtarëve të Organizatës Terroriste Guleniste (FETO).

Në etapën e parë 34 vendeve që janë pjesë e Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF), një organ ndërqeveritar dhe instrument ndërkombëtar i krijuar në kuadër të OECD-së për të parandaluar pastrimin e parave dhe anëtarë të së cilës krahas ShBA-së, Gjermanisë dhe Kinës janë edhe organizata ndërkombëtare si Komisioni Evropian dhe Organizata e Bashkëpunimit të Gjirit, u është sqaruar struktura e organizimit dhe funksionimit të FETO-s, dhe u është kërkuar ngrirja a aseteve dhe qarkullimit të parave në pronësi të anëtarëve të kësaj organizate.

Turqia kërkesën e saj drejtuar kësaj task force (FATF) e arsyeton me “parandalimin e pastrimit të parasë dhe financimin e terrorizmit”. Në bashkëpunim dhe koordinim me njësitë e shërbimit informativ financiar të vendeve anëtare të FATF synon të shkatërrojë rrjetin financiar të FETO-s, i cili mendohet të ketë një vëllim financiar rreth 150 miliardë dollarë.



Lajme të ngjashme