Simsek: Themelet e ekonomisë turke janë të forta

Zëvendëskryeministri turk, Mehmet Shimshek (Mehmet Şimşek) bëri të ditur se themelet e ekonomisë turke janë të forta dhe se i reziston fuqishëm goditjeve.

Zëvendëskryeministri Shimshek u takua me biznesmenët në Gaziantep.

Pas takimit të zhvilluar prapa dyerve të mbyllura, Shimshek bëri një deklaratë ku tha se “Turqia së bashku me popullin e saj është një vend më i begatë, më i qëndrueshëm dhe më i qetë, vendi ynë do të vazhdoj me rrugëtimin si një aktor më i madh edhe në terma globale”.

Në lidhje me ndikimet e tentativës së grusht shteti të 15 korrikut të organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele (FETO/PDY) në ekonominë e vendit, Zëvendëskryeministri tha se “Demokracia e Turqisë është më e fortë, më e ndritshme, ndërsa stabiliteti politik u forcua edhe më shumë. Themelet tona janë të forta, me reforma të nevojshme ne do ta çojmë vendin përpara”.

Lajme të ngjashme