Shimshek: Përveç paralelistëve gjendja e jashtëzakonshme nuk do të kufizojë popullin

Zëvendëskryeministri përgjegjës për ekonominë Mehmet Shimshek tha se qëllimi i vetëm i gjendjes së jashtëzakonshme pastrimi në mënyrë rrënjësore i të gjitha institucioneve nga celulat tradhtare paralele dhe uljen në minimum të rreziqeve afatgjata.

534246
Shimshek: Përveç paralelistëve gjendja e jashtëzakonshme nuk do të kufizojë popullin

Mehmet Shimshek, pas deklaratës së Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), bëri një deklaratë nga llogaria në median sociale.

“Përveç atyre të përfshirë në tradhtinë e strukturës paralele, me sa të mundemi nuk do të sillen kufizime për qytetarët tanë. Ne do të tregojmë ndjeshmërinë maksimale për lirinë ekonomike, funksionimin e tregjeve dhe vazhdimin e investimeve të përgjithshme” tha ai.

Ai tha se tregu do të funksionojë në mënyrë më të fuqishme dhe shtoi: “Ne nuk do të dalim jashtë rregullave të tregut, ai (tregu) do të funksionojë fuqishëm me të gjitha instancat e tij. Tregu do të vazhdojë të marrë për bazë zbatimet më të mira në botë ashtu siç ka bërë edhe në të shkuarën” tha Zëvendëskryeministri turk përgjegjës për ekonominë Mehmet Shimshek (Mehmet Şimşek).



Lajme të ngjashme