Mario Draghi: BQE-ja, gati për çdo rastësi pas referendumit në Angli

“Banka Qendrore Evropiane (BQE) është e përgatitur për çdo rastësi pas referendumit për të ardhmen e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian”, deklaroi të martën kreu i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi.

515603

Votuesit britanikë do të vendosin të enjten nësë vendi i tyre do të qëndrojë apo jo në bllokun 28 anëtarësh.

Ekspertë financiarë presin që i ashtuquajturi Brexit, ose dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, të shkaktojë çrregullim të tregut, pasi do të ketë periudhë paqartësie derisa Londra të negocijojë marrëdheniet me bllokun.

“Është e vështirë të parashikohen përmasat e ndryshueshme, që votimi në Britaninë e Madhe do të ndikojë tregjet dhe ekonomitë e eurozonës”, iu drejtua Draghi parlamentarëve të BE-së.

“E qartë është se ngjarja do të ketë efekte afatshkurta dhe afatgjata”, shtoi ai duke theksuar se vështirë është jo vetëm të arsyetohet për pasojat e votimit, por edhe të parashikohen pasojat e plota.

Lajme të ngjashme