Irlanda dhe Luksemburgu më të ekspozuara në një Brexit të mundshëm

Irlanda, Luksemburgu, Malta dhe Qipro janë shtetet evropiane më të ekspozuara nga një dalje e mundshme e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE), sipas një analize të publikuar nga agjencia e vlerësimit financiar S&P Global Ratings (SP).

Irlanda dhe Luksemburgu më të ekspozuara në një Brexit të mundshëm

Kjo agjenci ka krijuar një indeks të ndjeshmërisë së fenomenit Brexit bazuar në disa parametra të ndryshme të tilla si eksportet e mallrave dhe shërbimeve drejt Britanisë së Madhe, investimet e drejtpërdrejta të huaja drejt kësaj zone, faktorët financiarë dhe fluksi emigrator.

“Historia e përbashkët si dhe kufiri i përbashkët mes Irlandës dhe Britanisë së Madhe bëjnë të mundur një fluks të rëndësishëm të shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve, si dhe fluksin e madh emigrator mes dy shteteve”, theksoi SP.



Lajme të ngjashme