Eurogrupi i gatshëm për ti dhënë Greqisë 10,3 miliardë euro kredi

Komisioneri evropian, Pierre Moscovici tha të mërkurën se Eurogrupi është shprehur i gatshëm për të nisur proceduat për të livriuar këstin e parë të një kredie të re me vlerë 10,3 miliardë euro për Greqinë.

Eurogrupi i gatshëm për ti dhënë Greqisë 10,3 miliardë euro kredi

Komisioneri evropian, Pierre Moscovici pohoi sot se Eurogrupi është shprehur i gatshëm që javën e ardhshme të procedojë në mënyrë zyrtare për derdhjen e një kësti të ri të kredisë prej 10,3 miliardë euro në disa pjesë për Greqinë.

“Shprehem besimplotë se javën e ardhshme, Eurogrupi do të jetë në gjendje për të vendosur formën zyrtare të pagesës prej 10,3 miliardë euro në formën e disa kësteve për Greqinë”, u shpreh Moscovici gjatë një prezantimi përpara komisionit të Financave dhe Çështjeve Evropiane në Asamblenë Kombëtare në Paris.

“Ne po kthejmë një faqe të rëndësishme në historinë e programeve greke”, pohoi komisioneri, i cili u shpreh me bindje se Athina është tashmë në një pozitë të favorshme për t’u orientuar drejt rritjes ekonomike dhe investimeve.

Ky mekanizëm rezultoi i suksesshëm duke shmangur në këtë mënyrë fenomenin “Grexit”.



Lajme të ngjashme