Kazakistani në 2017-n do të heqë vizat për vendet e OECD

Ministri i Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Erlan Idrisov tah se planifikojmë që duke filluar nga viti 2017 të heqin vizat për vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD)

Kazakistani në 2017-n do të heqë vizat për vendet e OECD

Në fjalën që mbajti në darkën e Shoqatës së Biznesmenëve Evropian, e cila është aktive në Kazakistan, Idrisov prioritetet e vendit i renditi në këtë mënyrë: përmirësimi i klimës investuese për zhvillimin e ekonomisë se vendit, thithja e investimeve të huaja, rritja e potencialit tregtar dhe hyrja në tregje të reja.

“Për shkak të hapes së qendrës financiare ndërkombëtare në Astana planifikojmë që duke filluar nga viti 2017 të heqim vizat jo vetëm për vendet e OECD-së, por edhe për Malajzinë, Monakon, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Singaporin, vende ndaj të cilave ne zbatojmë regjimin e vizave”, sqaroi shefi i diplomacisë kazake.

Qeveria e Kazakistanit me një vendim që kishte marrë në qershor të vitit të kaluar qytetarëve të 19 shteteve, si Australi, Malajzi, Japoni dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u kishte njohur të drejtën ta vizionin pa vizë këtë vend për 15 ditë.



Lajme të ngjashme