Draghi kërkon më shumë kontribut për zhvillimin e ekonomisë

Politika evropiane duhet të bëjë shumë më tepër për të mbështetur ekonominë, duke dhënë kontributin e saj në përpjekjet e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) për të nxitur rritjen ekonomike dhe çmimet në eurozonë, u shpreh presidenti i institucionit.

Draghi kërkon më shumë kontribut për zhvillimin e ekonomisë

“Për të mbledhur në mënyrë të plotë benefitet e masave të politikës monetare, sferat e tjera vendimmarrëse duhet të kontribuojnë në mënyrë shumë më mbështetëse, në nivel kombëtar dhe në nivel evropian", deklaroi Mario Draghi në Frankfurt.

Thirrjet e tij drejtuar qeverive evropiane për të ndërmarrë masat e vështira për reformat strukturore janë të zakonshme, por rrallëherë me këtë intensitet.



Lajme të ngjashme