Kuvajt – Naftëtarët në grevë për rritjen e pagave

Punonjësit e sektorit të naftës në Kuvajt kanë hyrë në grevë për shkak të pakënaqësisë me njoftimet e qeverisë rreth reduktimit të pagave në sektorin publik në një kohë kur po vazhdon rënia e çmimeve të naftës në treg.

Kuvajt – Naftëtarët në grevë për rritjen e pagave

Gazeta "Gulf News" raportoi se disa mijëra punonjës të sektorit të naftës u mblodhën të dielën në qytetin Ahmedi të Kuvajtit, ku ndodhet edhe selia e Kompanitë së naftës së Kuvajtit 'Kuwait oil'.

Qeveria e Kuvajtit ka paraqitur më parë një skemë të re për pagat në sektorin publik, ku dëshiron të përfshijë edhe rreth 20 mijë punonjësit e sektorit të naftës, që do të thotë një ulje e konsiderueshme e pagave.



Lajme të ngjashme