Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Azerbajxhani, partner dialogu me Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait

Azerbajxhani ka marrë zyrtarisht statusin e Partnerit të Dialogut të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) falë marrëveshjes së nënshkruar nda ministri i Jashtëm azer, Elmar Memmedyarov dhe sekretari i përgjithshëm i SCO-së, Rashid Alimov.

Azerbajxhani, partner dialogu me Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait

Me anë të marrëveshjes, planifikohet që mes Azerbajxhanit dhe Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait të bashkëpunohet në fusha të tilla si lufta kundër terrorit, transporti, energjia, bujqësia dhe siguria.

SCO-ja është formuar në vitin 1996 dhe vendet anëtare të saj janë Rusia, Kina, Kazakistani, Kirgizia, Taxhikistani e Uzbekistani.

Në organizatë, 5 vende gëzojnë statusin e vëzhguesit dhe 6 të tjera statusin e partnerit të dialogut.


Lajme të ngjashme