Nafta në bursën e Nju Jorkut rritet në mbi 30 dollarë

Çmimi i naftës regjistroi rritje në Nju Jork në një treg që vijon të nxjerrë mësime nga marrëveshja e ngrirjes së prodhimit në mesin e disa prodhuesve të fuqishëm, natyrisht mbi qëndrimin e Iranit, i munguar në këtë pakt.

434789
Nafta në bursën e Nju Jorkut rritet në mbi 30 dollarë

Dje në mesditë çmimi i një fuçie të naftës së papërpunuar (WTI) për shitje në muajin mars shënoi 1,18 dollarë në 30,22 dollarë në bursën e Nju Jorkut (Nymex).

Një ditë pas rënies, tregu i naftës po shfaqet me luhatje për mënyrën se si do të përshtatet në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje midis Arabisë Saudite dhe Rusisë, dy prodhuesit më të mëdhenj globalë, për të bllokuar prodhimin në nivelin e tanishëm, pa shkuar më tej deri në parashikimin për uljen e çmimit.

”Sot, tregjet shfaqën aprovim të menjëhershëm ndaj idesë se është e domosdoshme për të ndërmarrë diçka konkrete”, u shpreh ekonomisti i njohur amerikan, Gene McGillian.



Lajme të ngjashme