Gjermani: Reduktimi i borxhit grek nuk është urgjent

Reduktimi i borxhit publik grek, për të cilin Athina do të diskutojë me kreditorët, nuk është një çështje urgjente, theksoi presidenti i Bankës Qendrore gjermane, Jens Weidmann.

413208
Gjermani: Reduktimi i borxhit grek nuk është urgjent

Duke pranuar se borxhi, që pritet më shumë se 175 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto në 2015, është një barrë e rëndë për ekonominë e vendit, kreu i Bundesbank nënvizoi se kreditorët i kishin bërë gjithashtu lehtësime përsa i përket kushteve të rimbursimit, në një intervistë të publikuar sot nga gazeta ekonomike “Naftemporiki”.

“Duke marrë parasysh nevojat për financime të reduktuara këto vitet e ardhshme, një reduktim i mëtejshëm i borxhit nuk duket se është një çështje shumë urgjente”, shtoi ai.

Programi ekonomik i qeverisë së majtë të Aleksis Cipras është përqendruar në një reduktim të borxhit publik, premtuar në vend nga partnerët evropianë që prej fundit 2012 nëse Greqia respekton angazhimet përsa i përket rritjes së ekonomisë.

Ndërkohë që shumë vende anëtare të BE-së kundërshtojnë për momentin një mundësi të tillë, FMN-ja ka nënvizuar disa herë nevojën për reduktimin e borxhit për të lehtësuar rimëkëmbjen ekonomike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme