Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

BERZH-i hap portat për Pekinin dhe investimet kineze

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) njoftoi të hënën se kishte miratuar një kërkesë për anëtarësimin e Kinës, që do të ofrojë, sipas institucionit, mundësi të reja investimesh për grupet kineze.

BERZH-i hap portat për Pekinin dhe investimet kineze

“Këshilli i Guvernatorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim miratoi një kërkesë të autoriteteve të Pekinit për të bërë Republikën Popullore të Kinës aksionere të bankës”, theksoi në një komunikatë institucioni me seli në Londër.

“Anëtarësimi i Kinës, që bëhet vendi i 165 anëtar i institucionit, do të hapë mundësi të reja investimesh afatgjata për grupet kineze në rajonet, ku operon BERZH-i”, deklaroi presidenti i bankës, Suma Chakrabarti.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme