Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

ACEA: Tregu evropian i automjeteve rritet me 13,7 për qind

Tregu i automjeteve të reja u rrit me 13,7 për qind në nëntor në Bashkimin Evropian, duke rregjistruar një numër të lartë të shitjeve për të gjitha markat, me përjashtim të Volkswagen.

ACEA: Tregu evropian i automjeteve rritet me 13,7 për qind

Pasi u shitën 1,08 milionë vetura muajin e kaluar, tregu evropian në 11 muaj të këtij viti tejkaloi volumin total të vitit 2014, në 12,6 milionë njësi.

Tregu i automjeteve u rrit me 8,7 për qind që prej janarit 2015, njoftoi sot Shoqata e Prodhuesve Evropianë të Automjeteve (ACEA).

Ndërsa grupi Volkswagen, me sa duket është ende nën ndikimin e pasojave e skandalit të motorëve të trukuar me naftë, që doli në mes të shtatorit, duke sjellë dorëheqjen e presidentit të tij dhe detyroi ndërmarrjen të zhvillojë një fushatë masive dëmshpërblimesh dhe tërheqje të makinave nga tregu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme