Greqi-Qeveria përballet me negociata të vështira me kreditorët

Duke filluar nga sot qeveria greke përballet me një raund të bisedimeve të vështira me kreditorët e saj evropianë.

Greqi-Qeveria përballet me negociata të vështira me kreditorët

Duke filluar nga sot qeveria greke përballet me një raund të bisedimeve të vështira me kreditorët e saj evropianë.

Përfaqësuesit e vendeve të kreditorëve nga Eurozona, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar do të diskutojnë për reformat e mëtejshme ekonomike në përpjekje për të zhbllokuar pagesën e ardhshme të ndihmës prej 1 miliardë euro (1.084 miliardë dollarë).

Deri më tani, qeveria e koalicionit grek çdo javë është në garë që të realizojë momentin historik të përcaktuar nga marrëveshja për dalje nga kriza. Këtë të shtunë, Parlamenti grek miratoi buxhetin për vitin 2016 menjëherë pas mesnate, me vetëm 153 vota pro dhe 145 kundër, duke hapur rrugën për legjislacionin e reformave të ardhshme.

Buxheti për vitin 2016, i pari nga qeveria e udhëhequr nga Tsipras, përfshinë 5.7 miliardë euro (6.2 miliardë dollarë) shkurtime të shpenzimeve publike, me 1.8 miliardë euro (1.9 miliardë dollarë) që vijnë nga pensionet, dhe 500 milionë euro (542.5 milionë dollarë) nga mbrojtja.

Buxheti po ashtu përfshirë edhe privatizimin e 50 miliardë euro (54.2 miliardë dollarë) të aseteve shtetërore, reformën e pensioneve, si dhe dorëzimin e të drejtës së vetos në disa legjislacione të brendshme në Bruksel.

"Ky buxhet është punë e vështirë për një qeveri e cila dëshiron që të lë gjurmët e saj me drejtësi sociale," tha Kryeministri grek Aleksis Tsipras në debatin për buxhetin gjatë të shtunës. Ministri i Financave, Euklidi Tsakalotos gjithashtu mbrojti buxhetin, duke shpjeguar se imponon vetëm 2.67 miliard euro në taksa, ndërsa buxheti i vitit 2011 ndarë në 4 miliard euro.

Tani të dyja palët do të përqendrohen në 13 çështjet e mbetura të cilat duhet të zgjidhen deri të shtunën. Njëra prej tyre është menaxhimi i kredive me probleme dhe vendimi cilat nga këto do t’u shiten fondeve private nga bankat. Deri më tani, kreditorët kanë rënë dakord vetëm për të lënë hipotekat për shtëpitë parësore jashtë kësaj reforme.

Reformat duhet të vendosen në Parlament dhe të miratohen nga Eurogrupi para Krishtlindjeve, nëse Greqia do të marrë këstin e para përfundimit të vitit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme