Papunësia e eurozonës bie në 10,7 për qind

Papunësia ka rënë sërish në tetor në zonën euro, duke arritur në 10,7 për qind, ose niveli më i ulët që prej muajit janar 2012, njoftoi sot zyra evropiane e statisitkave, Eurostat.

Papunësia e eurozonës bie në 10,7 për qind

Në tetor eurozona numëronte rreth 17,240 milionë të papunë, ose 13 000 më pakë se një muaj më herët dhe 1,302 milionë më pakë se sa një vit më parë, periudhë kur niveli i papunësisë në eurozonë ishte 11,5 për qind.

Mes 19 vendeve të zonës euro, Gjermani, pa shumë surpriza, ka regjistruar nivelin më të ulët të papunësisë (4,5 për qind), e ndjekur nga Malta (5,1 për qind).

Në të kundërt, vendet me papunësinë më të lartë janë Greqia, që ka arritur 24,6 për qind dhe Spanja (21,6 për qind) që vazhdon të ketë ende një nivel të lart papunësie pavarësisht rritjes ekonomike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme