Gjermani - "Lufthansa" anulon 933 fluturime për shkak të grevës

Në ditën e gjashtë të grevës së personelit në kabinën e pilotit, "Lufthansa" ka anuluar 933 fluturime.

Gjermani - "Lufthansa" anulon 933 fluturime për shkak të grevës

Kompania ajrore gjermane është ankuar ndaj vendimit të Gjykatës së Këshillit të Punës të Dyseldorfit, e cila kishte refuzuar një ditë më parë shqyrtimin e ankesës së depozituar nga "Lufthansa" kundër përshkallëzimit të grevës.

"Vetëm gjatë ditës së sotme janë anuluar 933 udhëtime, ku janë prekur nga greva 107 mijë pasagjerë", bëri të ditur kompania nëpërmjet një komunikate.

Ashtu si një ditë më parë, në këtë paralizim të transportit ajror janë përfshirë tri aeroportet më të rëndësishme të Gjermanisë, ai i Frankfurtit, i Mynihut dhe i Dyseldorfit.

Fluturimet e kompanive të tjera të grupit "Lufthansa", duke përfshirë "Swissair" ose "Austrian Airlines", nuk janë prekur nga kjo grevë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme