Credit Agricole–Shqipëri zyrtarisht Banka Amerikane e Investimev

Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti Konkurrencës kanë miratuar transaksionin mes grupit “Credit-Agricole” dhe fondit të investimeve “NCH Capital” duke i hapur kështu rrugë menaxhimit të ri të ish-bankës “Credit Agricole – Shqipëri”.

Credit Agricole–Shqipëri zyrtarisht Banka Amerikane e Investimev

“Banka Amerikane e Investimeve” do të kontrollohet në masën 100% nga “NCH Capital”, një grup financiar me bazë në SHBA, por i fokusuar kryesisht në investime në tregjet e Evropës Lindore dhe sidomos në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Banka shqiptare e ish-grupit “Emporiki” i mbeti “Credit Agricole”, pasi kjo e fundit hoqi dorë nga banka mëmë në Greqi. Ekspertet e fushës shprehen se, blerja e “Credit Agricole – Shqipëri” nga “Banka Amerikane e Investimeve” është një operacion sfidues menaxhimi, duke pasur parasysh se banka ka pasur një ecuri mjaft të vështirë gjatë viteve të fundit, për shkak të problemeve të shumta të trashëguara nga periudha e mëparshme nën ombrellën e grupi grek “Emporiki”.

“Banka Amerikane e Investimeve” aktualisht mban rreth 1.8% të tregut bankar në Shqipëri, sipas totalit të aktiveve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme