Hetohet Deutsche Bank për shkeljen e sanksioneve ndaj Rusisë

Departamenti amerikan i Drejtësisë është duke hetuar Deutsche Bank për siç pretendohet shkelje të sanksioneve ndaj Rusisë.

Hetohet Deutsche Bank për shkeljen e sanksioneve ndaj Rusisë

Departamenti amerikan i Drejtësisë është duke hetuar Deutsche Bank për siç pretendohet shkelje të sanksioneve ndaj Rusisë për rolin e saj në konfliktin në Ukrainë, konfirmoi Banka gjermane në një kumtesë të dielën vonë.

Hetimi është hapur pasi shumë dëshmi të reja dolën në dritë me të cilat pretendohet se banka ka bërë tregti në emër të klientëve rusë në tregjet e huaja.

Banka dyshohet se ka blerë aksione për klientët rusë përmes transaksioneve në Londër, por duke marrë pagesën në ruble në Rusi. Efekti do të ishte për të transferuar fondet nga Rusia për shërbime financiare në shkelje të sanksioneve.

Në korrik, Departamenti i Shërbimeve Financiare të New York-ut formalisht kërkoi informacione për aktivitetin tregtar të Deutsche Bank në Rusi. Disa klientë të bankës janë emëruar si objekt i sanskioneve të SHBA-ve për aktivitete financiare të imponuara për veprimet e Rusisë në konfliktin ukrainas.

Deutsche Bank edhe vet është duke hetuar çështjen, thuhet në kumtesën. “Ne jemi duke hetuar rrethanat për tregtimin e kapitalit që ka hyrë nga disa klientë të caktuar me Deutsche Bank në Moskë dhe Londër duke kompensuar njëri tjetrin”, njoftoi banka.

“Deutsche Bank ka marrë masa disiplinore ndaj disa individëve lidhur me ketë çështje dhe do të vazhdojë të bëjë një gjë të tillë”, thuhet mes tjerash në njoftim.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme