Rritja e ekonomisë greke për tremujorin e parë me indeks pozitiv

Rritja ekonomike në Greqi parashikohet të shënojë rritje gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Rritja e ekonomisë greke për tremujorin e parë me indeks pozitiv


Rritja ekonomike në Greqi, një vend i cili është nën asistencën financiare që prej pesë vitesh parashikohet të shënojë rritje gjatë tremujorit të dytë të vitit me një indeks të Produktit të Brendshëm Bruto në rritje me 0,9 për qind, njoftoi sot Agjencia Kombëtare e Statistikave “Elstat”.

Një vlerësim i mëparshëm i publikuar në mesin e muajit gusht raportonte për rritje ekonomike prej 0,8 për qind sipas të dhënave të korrigjuara të ndryshimeve sezonale nga muaji prill deri në fund të muajit qershor.

Greqia e cila do ti drejtohet sërish kutive të votimit muajin e ardhshëm nuk përjetoi periudhë recesioni në fillim të vitit duke shënuar një rritje të ndjeshme pavarësisht pasigurive ekonomike dhe politike.

Brenda një viti rritja e Produktit të Brendshëm Bruto ishte 1,6 për qind shton “Elstat” i cili e konfirmon me rritje bazuar në të dhënat paraprake me 1,4 për qind.

Në këtë stad të vitit, Greqia e cila doli nga recesioni vetëm vitin e kaluar nga gjashtë vitet e recesionit të tejzgjatur, duket se po shënon rritje me 2,3 për qind të PIB-së për vitin 2015 në mesin e gushtit në Bruksel sipas burimeve evropiane. Ato gjithashtu aludojnë për një rënie prej 1,3 për qind për vitin e ardhshëm.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme