Çadrat turke të preferuarat e sheikëve arabë

Çadrat natyrale të prodhuara nga leshi i dhive nga një kompani turke në rrethin Usak (Uşak) zbukurojnë oborret e sheikëve arabë.

322566
Çadrat turke të preferuarat e sheikëve arabë

Umut Karakaya, Kryetari i Bordit Drejtues të Firmës turke, e cila sipas Unionit të Dhomave të Tregtisë, Industrisë dhe Bursave të Turqisë renditet ndër 100 kompanitë me rritjen më të shpejtë në Turqi, thotë se prej 25 vjetësh prodhojnë çadra 'bio', të cilat eksportohen në të gjitha vendet arabe si Arabinë Saudite, Jordani, Kuvajt, Katar, Bahrejn, Dubai etj.

Përdorimi i këtyre çadrave në vendet e këtij rajoni është një diçka tradicionale dhe ato vendosen në oborret e pasanikëve arabë, ku ata kalojnë orë të gjata.

Karakaya thotë se brenda 1 viti prodhojnë çadra për një sipërfaqe 3.5 milion metra katrorë.

Umut Karakaya bën të ditur se duke eksportuar në vendet e rajonit kanë rritur shifrat e eksportit, ndërsa në periudhën në vijim synojnë të eksportojnë çadra edhe në Afrikën e Veriut.

Çadrat që prodhohen me leshin e dhisë rezistojnë ndaj furtunave të rërës, si dhe parapëlqehen pasi në to nuk qëndrojnë kafshë të tilla si gjarpërinj, akrepë e gjallesa të tjera të rrezikshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme