Shqipëri - Prodhimi i ullirit rritet me 49% në 4 vitet e fundit

Përqendrimi i subvencioneve për kultivimin e ullirit pas vitit 2010 në Shqipëri solli një rritje të prodhimit për këtë kulturë në rreth 49% në katër vitet e fundit.

Shqipëri - Prodhimi i ullirit rritet me 49% në 4 vitet e fundit

Mirëpo duket se procesi i prodhimit është i ekspozuar mjaft ndaj kushteve klimetike, sidomos në dy vitet e fundit.

Kulmi i prodhimit arriti në vitin 2012, me 125 mijë tonë dhe një rritje gati dyfish në krahasim me 2011-n. Por dy vitet e mëvonshme, 2013 dhe 2014, prodhimi i ullinjve nuk ka qenë kaq i bollshëm, duke pësuar rënie përkatësisht me 26 dhe 21%.

Përfaqësuesit e fabrikës së vajit të ullirit shprehen se prodhimi i ullirit vitet e fundit është ekspozuar gjithnjë e më shumë ndaj ndryshimeve klimatike.

Reshjet dhe lagështira e madhe në pranverë dhe një verë e thatë nuk e favorizojnë prodhimin, i cili pavarësisht investimeve të mëdha shihet të jetë i rrezikuar nga tekat e motit.

Duke qenë se ulliri përgjithësisht ka një treg të garantuar ose nëpërmjet shitjes kokërr ose vajit, fermerët kanë shtuar kujdesin dhe kanë përmirësuar varietetin e ullinjve, duke e rritur rendimentin për rrënjë.

Kështu, nga 11 kilogramë për rrënjë në vitin 2000, rendimenti i ullirit në Shqipëri llogaritet në më shumë se 16 kg për rrënjë në 2014-n.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme