Volkswagen, prodhuesi më i madh i automobilave në botë

Volkswagen, dikur prodhuesi më i madh i makinave në Evropë, tani më i madhi edhe në botë, duke lënë prapa Toyata.

Volkswagen, prodhuesi më i madh i automobilave në botë

Volkswageni gjerman, në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka tejkaluar Toyota-n në numrin e automjeteve të shitura.

Sipas mediave gjermane, Volkswagen ia arriti qëllimit të saj që të bëhet prodhuesi më i madh në botë, tre vjet para planifikimeve të bëra. Toyota këtë javë njoftoi se nga janari deri në qershor ka shitur 5.020.000 automjete, që është një rënie prej 1.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo është më pak nga 5.040.000 automjete ka shitur Volkswageni gjerman. Volkswagen ka rritur shitjen fal modeleve dhe fabrikave të reja si dhe shitjes marramendëse në Kinë. Kështu që kërkesat e grupit VW, duke përfshirë markat premium si Audi dhe Porsche, vitin e kaluar tejkaluan dyfishin, në më shumë se 10 milionë automjete, ndërsa fitimi thuajse ishte trefishuar, në 12.7 miliard euro.

Volkswagen ka marrë kurorën nga Toyota në kohë të vështira, kur shitjet në tregjet e mëdha janë në rënie. Volkswagen ishte prodhuesi më i madh i makinave në Evropë, ndërsa tani edhe më i madh në botë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme