Tregu automobilistik turk, i 6-i në Evropë

Në gjysmën e parë të vitit 2015 tregu automobilistik në Turqi është rritur me 45% dhe është renditur në vendin e 6-të në Evropë për shitjet, sipas gazetës “HaberTürk”.

Tregu automobilistik turk, i 6-i në Evropë

Sipas të dhënave që ka publikuar Shoqata e Distributorëve të Automobilistikës, tregu turk i automobilistikës në krahasim me totalin e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Shoqatës Evropiane për Tregtinë e Lirë (EFTA) në periudhën janar-qershor 2015 është rritur me 8,2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2014 dhe tregu ka arritur në nivelin e 7.414.958 automjeteve.

Në 6 muajt e parë të vitit shitjet në Turqi janë rritur me 45,21% dhe në renditjen e vendeve evropiane për shitjet automobilistike tregu turk ka zënë vendin e 6-të.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme