ML: Ekonomia turke e përfituar nga marrëveshja bërthamore

Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të jenë dy vendet, që do të përfitojnë më shumë mes ekonomive të rajonit nga heqja graduale e embargove ndaj Iranit, si rezultat i marrëveshjes bërthamore ndërmjet këtij të fundit dhe fuqive të mëdha perëndimore.

383951
ML: Ekonomia turke e përfituar nga marrëveshja bërthamore

Sipas raportit të bankës së investimeve “Merrill Lynch” (ML), të fituar nga heqja e shkallëzuar e sanksioneve perëndimore kundër Teheranit do të dalin fillimisht operatorët energjetikë dhe shitësit me pakicë, pastaj sektori i automobilistikës nga Turqia, e cila është aktualisht një ndër 5 partnerët më të mëdhenj tregtar të Iranit.

Bazuar në raportin e ML-së, kompania TUPRAS (Shoqëria Anonime e Rafinerive të Naftës së Turqisë), e cila është detyruar gati të përgjysmojë importin e naftës së papërpunuar nga Irani për shkak të sanksioneve, do të jetë firma me fitimet më të larta.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme