Një 29-vjeçar britanik mbledh fonde për të shpëtuar Greqinë!

Thom Feeney, një i ri britanik, ka mbledhur pasditen e të martës mbi 200.000 euro nëpërmjet një fushate në internet, ndërmarrë me shpresën e mbledhjes së 1,6 miliardë eurove për të ndihmuar Greqinë që të paguajë detyrimet ndaj FMN-së.

Një 29-vjeçar britanik mbledh fonde për të shpëtuar Greqinë!

Londinezi 29-vjeçar, i cili punon në një dyqan luksoz këpucësh në "Covent Garden", inkurajon çdo evropian që të japë një shumë të barasvlefshme me “çmimin e një sallate greke”.

“1,6 miliardë euro është shuma që u nevojitet grekëve. Duket shumë e madhe, por nuk është veçse tre euro për një evropian, ose aq sa kushton një gjysmë krikëll birre në Londër, apo sa një sallatë greke”, thekson ai në faqen e internetit "indiegogo.com".

“Shpresoj se do t’ia arrij. Do të ishte fantastike”, deklaroi ai, ndërkohë që shuma e mbledhur deri tani përbën vetëm 0,01 për qind të totalit të kërkuar për të shpëtuar Greqinë.


Mbi 20.000 grekë manifestojnë për "po" në referendumin e 5 korrikut http://ow.ly/P1BzV

Posted by Trt Albanian on 1 Temmuz 2015 Çarşamba

Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme