Hollande: Franca e gatshme ta mbajë Greqinë në eurozonë

Franca është gati për veprim që ta mbajë Greqinë në zonën euro, deklaroi sot Presidenti francez, François Hollande, gjatë një takimi të qeverisë franceze kushtuar krizës financiare greke.

Hollande: Franca e gatshme ta mbajë Greqinë në eurozonë

Franca është në favor të qëndrimit në eurozonë të Greqisë dhe Parisi është i gatshëm të veprojë deri në kohën kur edhe vetë grekët do të duan të qëndrojnë në bllokun aktual të vendeve”, theksoi ai.

“Greqia vendosi të ndërpresë negociatat. Më vjen keq për zgjedhjen e saj, pasi ishim pranë arritjes së një marrëveshjeje”, shtoi Presidenti Hollande.

Ndërkohë, Komisioni Evropian deklaroi sot se vendimi i Greqisë për kontrollin e kapitaleve ishte plotësisht i drejtë dhe i justifikuar.

“Në situatat aktuale, stabiliteti i sistemit financiar dhe bankar në Greqi përbën një çështje thelbësore për interesin publik, që ka lidhje me vendosjen e shtrëngesave të përkohshme për rrjedhjen e kapitaleve”, tha me anë të një deklarate eurokomisioneri për Shërbimet Financiare, Jonathan Hill.

“Këto kontrolle të kapitaleve janë të domosdoshme dhe në proporcion”, nënvizoi ai.

“Megjithatë, lëvizja e lirë e kapitaleve duhet të rivendoset sa më shpejt të jetë e mundur në interes të ekonomisë greke, eurozonës dhe tregut të përbashkët të Bashkimit Evropian”, shtoi Hill.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme