Rusi-Greqi marrëveshje për Rrymën Turke

Qeveritë e Athinës dhe Moskës kanë firmosur në Shën-Petërsburg marrëveshjen që do të sigurojë ndërtimin së bashku të pjesës së gazsjellësit Rryma Turke që do të kalojë në territorin e Greqisë.

Rusi-Greqi marrëveshje për Rrymën Turke

Lajmi i mirë për Projektin e Rrymës Turke, që synon transferimin në Evropë të gazit natyror rus duke e bërë by-pass Ukrainën, erdhi nga Rusia.

Qeveritë e Athinës dhe Moskës kanë firmosur marrëveshjen që do të sigurojë ndërtimin së bashku të pjesës së gazsjellësit që do të kalojë në territorin e Greqisë.

Lajmi i nënshkrimit erdhi nga Shën-Petërsburgu.

Rusia me Greqinë kanë hedhur firmën në një marrëveshje ndërqeveritare për Projektin e Rrymës Turke.

Sipas marrëveshjes në fjalë të dyja vendet do të ndërtojë së bashku tubacionin e gazit që do të kalojë në territorin e Greqisë.

Ministri i Energjisë së Rusisë, Aleksandër Novak kishte thënë se ka kompani dhe banka ruse që kanë shprehur interes për financimin e pjesës greke të projektit, duke shtuar se punimet në lidhje me projektin vazhdojnë.

Me anë të Rrymës Turke, Rusia, vend që është në krizë me Ukrainën, gazin e saj do ta transportojë në Bashkimin Evropian duke e kaluar tubacionin përmes Turqisë dhe Greqisë.

Linja do të ketë një kapacitet vjetor 63 miliardë metra kub, nga të cilat 47 miliardë metra kub do të shkojnë në Evropë, kurse pjesa tjetër e mbetur 16 miliardë metra kub parashikohet të konsumohet nga tregu i brendshëm në Turqi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme