Dijsselbloem: Grekët duhet ta hedhin hapin e ardhshëm

Dijsselbloem shpreson se grekët do të vijnë me më shumë propozime

Dijsselbloem: Grekët duhet ta hedhin hapin e ardhshëm

Hapi i ardhshëm në kuadër të një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të besueshme duhet të vijë nga pala greke në negociatat e vështira që ka ndërmarrë Athina dhe kreditorët, deklaroi kreu i zonës euro, Jeroen Dijsselbloem, ndërkohë që Athina po i afrohet në mënyrë të rrezikshme dështimit të pagesave.

“Shpresoj që ata do të vijnë me më shumë propozime për të mundësuar arritjen e një marrëveshjeje, por unë jam shumë pesimist”, deklaroi Dijsselbloem para fillimit të një takimi të Ministrave të Financave të zonës euro.

“Unë nuk jam i sigurt që ne do të shënojmë progres, por shpresoj”, theksoi ai duke shtuar se do të studiojnë çdo propozim alternativ, por që ai duhet të jetë i besueshëm dhe të ketë kuptim”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme