Tsipras, jo i pranishëm në konferencën e PE-së për Greqinë

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, nuk do të marrë pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Konferencës së Presidentëve të Parlamentit Evropian kushtuar Greqisë, në program për sot dhe nesër.

Tsipras, jo i pranishëm në konferencën e PE-së për Greqinë

Sipas burimeve parlamentare, Tsipras bëri të ditur se agjenda e impenjimeve të tij në Athinë nuk i lejon të jetë gjatë këtyre dy ditëve në Bruksel.

Ndërkohë, në fazën përfundimtare po futen bisedimet, që po zhvillohen në Grupin e Brukselit.

"Greqia nuk do të bëjë lëshime", thanë burime qeveritare të Athinës.

Sipas të njëjtave burime, po diskutohen çështjet e hapura dhe posaçërisht çështja e TVSH-së, vakumi financiar dhe siguracionet.

Për TVSH-në diskutimet gjenden pranë marrëveshjes mbi modelin, që propozon qeveria për tre koeficentë, 7, 14 dhe 22 për qind.

Burimet qeveritare theksojnë se qeveria po përpiqet që të përfshijë sa më shumë ushqime në koeficentin më të ulët, në kuadër të një rishpërndarjeje të drejtë sociale.

Lidhur me çështjen e vakumit financiar, të njëjtat burime thonë se diferenca në vlerësime rezulton në çështjet e përllogaritjes logjistike të shpenzimeve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme