Babacan: Destabiliteti me burim Greqinë rrezik për Evropën

Zv.Kryeministri i Turqisë, Ali Babacan, bëri të ditur se në 25 programe të veçanta të konvertimit janë përgatitur 1 248 plane veprimi, shifër kjo që nuk është përgatitur as nga vetë G-20.

Babacan: Destabiliteti me burim Greqinë rrezik për Evropën

Babacan u shpreh se një krizë e mundshme ekonomike me burim Greqinë, mund të dëmtojë unitetin politik dhe stabilitetin afatgjatë të Evropës.

“Efektet negative që do të dalin në pah si pasojë e dobësimit politik të një prej shtyllave të rëndësishme të NATO-s do të shkaktojnë një efekt domino, për këtë arsye do të ishte në dobi arritja e një kompromisi ndërmjet Greqisë dhe Bashkimit Evropian” u shpreh Babacan.

Zv.Kryeministri i Turqisë, Ali Babacan bëri të ditur se zhvillimet që përbëjnë rrezik për botën, përmbajnë rreziqe edhe për Turqinë dhe për këtë arsye duhet të veprohet me kujdes.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme