Franca i kërkon Greqisë të bëjë reforma të thella

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, deklaroi sot se vendi i tij pret nga Greqia e kryeministrit Aleksis Cipras një listë reformash më të thella, nëse Athina dëshiron të marrë ndihmë të re nga Bashkimi Europian.

Franca i kërkon Greqisë të bëjë reforma të thella

Franca pret nga Greqia e kryeministrit Aleksis Cipras një listë reformash më të thella, nëse ajo dëshiron të marrë ndihmë të re nga Bashkimi Evropian, deklaroi sot kryeministri francez, Manuel Valls për të përditshmen portugeze ”Diario Economico” duke e gjykuar të pamjaftueshëm progresin e Athinës.

Lideri i qeverisë franceze në një vizitë zyrtare sot në Portugali, u kërkoi autoriteteve greke në këtë intervistë që të vazhdojnë me përpjekjet e tyre edhe pse pasiguria mbetet mbi aftësinë e qeverisë greke të së majtës radikale SYRIZA për të rimbursuar borxhet që prej majit të kaluar.

Pozicioni i Francës nuk ka ndryshuar, ata duhet të marrin në konsideratë votën e popullit grek, por ka gjithashtu një kuadër institucional si edhe angazhimet e marra që duhet të respektohen”, deklaron Manuel Valls për të përditshmen ekonomike portugeze. aleksis cipras ne moske

“Siç e dini, koha është e shkurtër. Shteti grek duhet të përballet së shpejti me afatet e pagesave të rëndësishme. Dhe gjërat janë të thjeshta kështu që ndihma financiare evropiane mund të luajë rol, ndërsa qeveria greke duhet të përfundojë menjëherë një listë reformash më të thella”, theksoi kryeministri francez.

“Ka progres, por është ende i pamjaftueshëm. Pra, ne duhet t’u kërkojmë autoriteteve greke të vazhdojnë me përpjekjet e tyre”, vazhdon Manuel Valls duke mbrojtur një zgjidhje të pranueshme për të gjithë si edhe duke theksuar se për Francën dalja e Greqisë nga eurozona nuk është një opsion.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme