Greqi- Nuk ka zgjidhje për paketën e shpëtimit

Nga mbledhja e Greqisë me Ministrat e Financave të euro zonës në Bruksel nuk doli asnjë rezultat konkret për zgjidhjen e krizës së paketës së shpëtimit që “shpërtheu” pas zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme të zhvilluara në Greqi.

Greqi- Nuk ka zgjidhje për paketën e shpëtimit

Shënuam progres në diskutimet për Greqinë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që të kishim një deklaratë të përbashkët konkluzionesh, deklaroi gjatë konferencës për shtyp kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem duke shtuar se diskutimet do të vazhdonin.

Sipas Dijsselbloem, ministrat e Financave të eurozonës kishin rastin të shkëmbenin mendime me homologun e tyre grek.

”Diskutimet ishin të nevojshme, intensive dhe konstruktive”, tha Dijsselbloem duke shtuar se bisedimet me Greqinë do të vazhdonin të hënën, më 16 shkurt, kur Eurogrupi do të mblidhet sërish.

Komisioneri për Financat i BE-së, Pierre Moscovici deklaroi se takimi i Eurogrupit ishte i nevojshëm dhe ndihmoi në sqarimin e situatës, ndërsa pala greke kuptoi se si e shohin situatën vendet e tjera të eurozonës.

”Ekziston një vullnet i dyfishtë, nga njera anë të respektohet verdikti i popullit grek dhe nga ana tjetër, Greqia të respektojë angazhimet që ka ndërmarrë në kuadër të eurozonës”, tha ai.

“Jemi optimistë, sepse Evropa e di gjithmonë të gjejë një zgjidhje”, deklaroi ministri grek i Financave, Janis Varufaqis në përfundim të punimeve të Eurogrupit.

I pyetur nëse pati presione mbi palën greke për shtyrje afati të programit ekzistues, si tha se “u bënë diskutime dhe na u shtrua çështja se ekziston një marrëveshje kredie që duhet të zgjatet”.

“Ne u shpjeguam se qytetarët grekë na zgjodhën me qëllim refuzimin e atij programi. Ajo që kërkohet është të ketë një ekuilibër ndërmjet dy parimeve bazë që bien ndesh me njëri-tjetrin”, vuri në dukje Varufaqis.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme